Ngjarje shokuese, filmon nënën kur goditet nga rrufeja (VIDEO)
Pëlqej
Një e re ka filmuar nënën e saj teksa është goditur nga rrufeja, e ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Gruaja në fjalë është shprehur se ajo ndihet e lumtur që është gjallë, ndonëse për një kohë të gjatë kishte patur dhimbje në trup.

E gjitha kjo dokumentohet me anë të një video-je e cila tashmë ka bërë xhiron e botës. Ky është momenti i pabesueshëm kur një nënë në Idaho të SHBA goditet nga rrufeja, ndërkohë që e bija po e regjistronte me video. Stephanie Rey dhe e bija e saj kishin dalë për të parë stuhinë e rrufeve që kishte përfshirë qytetin Hayden.

Në një prononcim që ka dhënë për mediat, Stephanie është shprehur se trupi i theri për orë të tërë pas incidentit, por se është e lumtur që është gjallë. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori