Ngjarja që nuk patë në televizor: Ju rrëfej zjarrfikësit heronj të Tiranës (FOTO & VIDEO)
Një zjarr i rënë pak pas mesnatës pranë burgut nr.313 në Tiranë alarmoi kryeqytetin për shkak të sirenave të alarmit si edhe evakuimit të të gjithë pallatit nga forcat zjarrfikëse.

Zjarri ra në një parkim nëntokësor duke djegur dy makina, ndërkohë që tymi i zi dhe flakët kishin përpirë të gjithë hapësirën.

Një lexues i Albeu.com, i pranishëm në vendin e ngjarjes rrëfen skenat e para aty duke theksuar edhe heroizmin e zjarrfikësve.

"Skena të tilla kisha parë vetëm në filma. Zjarri ishte shumë i madh dhe zjarrfikësit guxonin të hynin aty me bombola oksigjeni në kurriz për t'a fikur duke rrezikuar seriozisht jetën. Ata janë vërtetë heronj"., - rrëfen Ervin M. për Albeu.com duke sjellë edhe pamje nga ngjarja. /albeu.com/
Ngjarja që nuk patë në televizor: Ju rrëfej zjarrfikësit heronj të Tiranës (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 21/04/2018, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori