Nga sot, Papa Francesku mban çelësin e Tiranës (FOTO-VIDEO)
Pëlqej
Nga sot, Papa Francesku mban çelësin e Tiranës. Kreu i Bashkisë së kryeqytetit i Lulzim Basha i dorëzoi Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi” gjatë takimit që ai pati në Sheshin Nënë Tereza.

"Për mua, ishte një nder i veçantë që në emër të qytetarëve të Tiranës, t’i dorëzoj Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi”, me motivacionin:
Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave, në krye të Selisë së Shenjtë si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë." shkruan Basha ne Facebook. /albeu.com/
Nga sot, Papa Francesku mban çelësin e Tiranës

Shtuar më 21/09/2014, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori