I penduari i drejtësisë dëshmon për dy vrasje në GJKKO, çfarë tha Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar këtë të martë në Gjykatën e  Posaçme në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit.

Këta dy të fundit janë marrë të pandehur për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt tre vite më parë në Elbasan.

Dumani u shoqërua në masa të rrepta sigurie, në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

I penduari i drejtësisë ka dhënë deklarimet e tij duke rrëfyer se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020.

Dumani ka treguar se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet.

Përpara gjykatës ai është shprehur se për vrasjen është paguar nga Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen, sipas Ora News.

Sipas tij, ai për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka pasur rolin e shoferit./Albeu.com/


Shtuar 21.02.2023 14:16