Vodhën 20 vila luksoze, arrestohet banda shqiptare në Greqi, mes tyre një grua

Gjashtë shqiptarë, mes tyre një grua janë arrestuar këtë të shtunë nga efektivët e Policisë së Atikës Verilindore në Greqi.

Mediet greke raportojnë se bëhet fjalë për një bandë kriminale, e cila vidhte në mënyrë sistematike banesa në Athinë dhe jo vetëm. Shumica e të arrestuarve kanë një të kaluar të rëndë kriminale. Njëri prej tyre rezulton të jetë i dënuar me 20 vite burgim.

Foto nga kamerat e sigurise gjate vjedhjeve

Anëtarët e bandës ishin selektues në “punën” e tyre. Ata vidhnin vetëm vila luksoze, kryesisht në periferitë veriore dhe jugore të Atikës.

Siç raporton ERT banda shqiptare ka vjedhur gjithashtu eshte shtëpinë e një basketbollisti të njohur amerikan që luan për ekipin e AEK-ut, nga shtëpia e të cilit i kishin rrëmbyer një orë të shtrenjtë dhe pasaportën

Policia greke ka zbardhur deri më tani 20 vjedhje të kryera nga banda shqiptare.

Në banesat e të arrestuarve janë gjetur disa sende të vjedhura, para, një pistoletë, ndërsa është sekuestruar një motor dhe dy makina që përdoreshin për vjedhjet./albeu.com/