Nga kërcimi seksi i nuses, te të ftuarit VIP: Brenda dasmës së vëllait të Gjikos ( VIDEO)
Një vit pas dasmës së madhe në familjen Gjikolli, vëllai i Gjikos, Arbëri, i njohur me emrin artistik Big Bang si producent, ka kurorëzuar dashurinë shumëvjeçare me Blerina Bokshin.

Ceremonia u organizua mbrëmjen e djeshmë më 5 tetor në një ambient fantastik ku nuk munguan të ftuar nga bota e showbiz-it.

Ledri Vula ishte një ndër të ftuarit specialë që ndau me publikun video në Instagram, nga festa.

Sigurisht që në këtë ditë të madhe nuk mund të mungonin Gjiko dhe Elita, të cilët ishin veshur tepër elegantë në dasmën e Arbërit.

Momenti më special gjatë festës së dasmës ishte kur nusja zbuloi surprizën e saj për bashkëshortin, një kërcim seksi me një grup balerinash që performonin nën ritmet e muzikës së Beyonces.

Ajo ndërroi fustanin e gjatë, për të veshur një të shkurtër me atlete dhe shumë sportive, ndërkohë që dhëndri shijonte kërcimin i ulur përballë në karrige.

Një tjetër moment tepër special ishte torta gjigante me 8 kate dhe drita që ndriçonin. Për ta mbyllur dasmën, Gjiko dhe një prej miqve të familjes gjuajtën me armë!

style="width:100%;height:0px;position:relative;padding-bottom:177.871%;">


style="width:100%;height:0px;position:relative;padding-bottom:177.871%;">


style="width:100%;height:0px;position:relative;padding-bottom:177.778%;">
Shtuar më 06/10/2019, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori