“Ça ke që mërzitesh?”, Gjuzi dhe Ruçi përplasen sërish në Kuvend

Deputeti i Opozitës Kujtim Gjuzi është përplasur sërish me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me formën e procesverbalit të Kuvendit, duke e kërkuar atë në formë shkresore dhe jo online.

Gjuzi: Ça ke që mërzitesh,. Kryetari i Kuvendit je, mirë je. Unë dua procesverbalin sepse dua të sqaroj replikën që bëre me mua javën e ardhshme se këtu më ka sjellë Lulzim Basha. Këtu më kanë sjellë gjaku im, të parët e mi, partia konservatore. Nuk dua të më ndërhysh më në fjalë. Sot nga një minutë ka opozita. Pjesa tjetër është selektim.

Ruçi: Sa i përket procesverbalit,duhet të dish ta përdorësh

Gjuzi: Kush nuk di ta përdorë

Ruçi: Nëse di ta përdorësh hape, do e kesh tabletë para

Gjuzi: Shërbimet e Kuvendit janë depozituar


Shtuar 30.04.2020 08:45