"Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën", Dua i tregon të huajve zakonet shqiptare
Dua Lipa ka qenë e ftuar në një intervistë në "Jimmy
Kimmel Live", ku ka treguar se familja e saj është tipike
shqiptare dhe supersticiozë.
“Fakti që jam
shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte,
nëse të
kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë.
Nëse të
kruhet dora e majtë do marrësh para,
nëse të
kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, tha këngëtarja.
Por
Duas i duket e veçantë një prej tyre: “Që mos të të zëjë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”.
“Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”, i tha Jimmy
Kimmel Duas.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 11:56