Tragjedia në Himarë, ish-drejtuesi i policisë: Këta që futen me skaf mes pushuesve, njësoj si të ecësh në autostradë në sens të kundërt

Ish-drejtori i policisë, Ismail Elezi, ka folur mbi tragjedinë e ndodhur në plazhin e Potamit.

Elezi u shpreh se duhet të merren masa paraprake gjatë sezoneve turistike, duke shtuar se shkarkimet nuk janë zgjidhje.

Komentet Elezi i bëri në rubrikën “Opinion” në Neës24, ku ishte i ftuar, teksa foli për tragjedinë e ndodhur në plazhin e Potamit.

“Gjatë gjithë periudhave, kujtoj kohën kur kam qenë drejtues hartohej një plan i përbashkët masazh me të gjitha institucionet e përfshira. Ajo që më lë pa fjalë është fakti tregon që ne diskutojmë kur ngjarja ndodh. Në rastin konkret jemi para një fakti ku drejtoria e Përgjithshme merr të gjitha detyrimet ligjore për ruajtjen e sigurisë në bregdet, por jo vetëm kjo sepse janë një sërë hallkash. Nëse e shohim situatën për këtë periudhë, kemi gati 3-4 raste. Ajo që më lë për të dëshiruar është se nuk po e diskutoj që zotëria që bëri veprimin e kishte me dashje, por më shqetëson fakti se ku e gjen kurajën që futet me skaf me pushuesve, grave të rinjve, fëmijëve , pa iu trembur syri fare. Nëse do të ishte një qytetar i thjeshtë kurrë nuk do të ishte futur sepse nuk do lejohen nga policia e kufirit, por ke edhe roje, janë ato që merren me shpëtimin e jetëve. Të mos diskutojmë momentin kur u vra e ndjera. E dimë shumë mirë që me skaf aty afër nuk mund të afrohesh. Ky njeri që deri je ka qenë drejtues komisariati, shkon dhe merr skafin.

Është njësoj sikur të futemi në autostradë dhe të ecin në sensin e kundërt sepse ashtu na punon mendja ne. Vetëm një i çartur mund ta bëjë këtë. Ajo që më shqetëson gjithashtu është fakti si e merr skafin, a ka ndonjë patentë për të drejtuar këtë mjet…? Që nga skafisti     që e ka marrë skafin, edhe unë mund të kem dëshirë…Të më mbushet mendja mua dhe të marr avionin tani…Dhe tani del kryeministri kërkon ndjesë, e turpshme. Nuk është zgjidhja shkarkimi i njerëzve. Duhet  vetëm të zbatohen kriteret, të zbatohet ligji”, tha ai.