Nëna lind fëmijën dhe pas disa minutave e hedh në koshin e plehrave (VIDEO)
Ky është momenti rrëqethës kur një nënë braktis foshnjën e porsalindurkontejnerin e mbeturinave në Tajlandë.

Gruaja 29-vjeçe e identifikuar si Waraporn kishte sjellë në jetë foshnjën në apartamentin e saj në Samut Prakan, por menjëherë kishte vendosur që ta braktisë

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë duke ndalur motoçikletën në skaj të rrugës, për ta braktisur në kontejnerin e mbeturinave foshnjën e porsalindur.

E sikur kjo të mos mjaftonte, gjithë këtë ngjarje të tmerrshme po e vëzhgonte nga afër djali i saj i madh që ishte me të.

Por, edhe pse një kalimtar rasti ishte afër, ai nuk e kishte vërejtur foshnjën në një qese të plastikës. Megjithatë kishte qëndruar për disa orë në temperatura të larta.

E personi që e kishte gjetur e kishte dërguar me urgjencë në spital, ku pas tretmanit është konstatuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Shtuar më 11/06/2019, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori