Ishte i parkuar pranë banesës, digjet gjatë natës “Benzi” në Korçë

Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./Albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 08:29