Nëna e Nikollaq Neranxi kërcënon policin: Do t'ja pres kokën me sëpatë! (VIDEO)
Pëlqej
Eftixia Neranxi, e ëma e biznesmenit Nikollaq Neranxi e revoltuar ka denoncuar se po i grabiten pronat nga qeveria.

Mamaja e biznesmenit të njohur shqiptar ka kërcënuar se do t’i presë kokën me sëpatë shefit të komisariatit të policisë në Himarë.

Siç mund t'a dëgjoni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit, sipas saj shefi i policisë i ka thënë se do ta bëjë "copa copa", duke nënkuptuar këtu pronat e saj në Himarë.

Minoritarët grekë në zonë prej kohësh zhvillojnë protesta kundër qeverisë, pasi pretendojnë se po u shkatërrohen pronat për shkak të një projekti për Himarën. /albeu.com/

Shtuar më 20/06/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori