Nëna duke folur ne telefon shpëton për mrekulli djalin e saj nga rënia nga ballkoni (VIDEO)
Një nënë bëri një lëvizje me shpejtësinë e dritës, për të shpëtuar djalin e saj që të mos binte nga ballkoni.

Ngjarja ka ndodhur në Kolumbi, ndërsa pamjet tregojnë një nën dhe fëmijë e saj duke pritur jashtë një dere. Fëmija i kuriozuar nga diçka, drejtohet nga ballkoni.

Në momentin që ai është duke rënë, mamaja e tij e kap nga këmba, ndërsa në ndihëm të saj shkojnë menjëherë punëtorët që ndodheshin aty.

Nuk dihet ende nëse fëmija u plagos gjatë këtij incidenti apo jo, por ajo që bën përshtypje është edhe fakti një moment përpara se fëmija të rrëzohej, e ëma ka qenë duke parë telefonin dhe pasi ka nxituar të shpëtojë të birin, duke e kapur nga këmbë, ajo nuk e ka hedhur telefonin nga dora.
Shtuar më 26/06/2019, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori