Nën shembullin e Gjiknurit dhe Ahmetajt, fiksimi i ministrave të Ramës për jetën luksoze (VIDEO)
Gent Cakaj, ministri në detyrë për punët e jashtme është kapur mat teksa konsumon një drekë në restorantin luksoz në Stamboll të turkut të famshëm Nusret.

Cakaj është filmuar nën shoqërinë e Baton Haxhiut, ndërsa videoja është publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

Postimi i Berishës

Baton Stanishiqi dhe çiraku i tij, sugari bis i Edvinit, Cakaj sot ne Stamboll tek Nusreti!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor! Shpresoj t’ia keni kaluar mire. Me sollen 2 video te shkurtra, ku jane Baton Haxhiu me Gent Caken ne Stamboll. Vendndodhjen ma shpjeguan si lokali i Nusretit te famshem, ku vjen fatura 1000 euro. Videot jane bere sot.,”– shkruan Berisha në statusin e tij.

Nusret është turku që ka ‘çmendur’ VIP-at në të gjithë botën. Të pasur e miliarderë shkojnë në restorantet e tij vetëm për të parë mënyrën se si ua serviz mishin dhe se si e hedh kripën, gjë për të cilën u bë dhe i famshëm.

Ccmimet në restorantet e tij janë tepër të kripura.
Shtuar më 15/08/2019, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori