Dështon gjithçka, Ronaldo nuk transferohet te Man City (FOTO LAJM)

Pavarësisht se po e konsideronte mundësinë e transferimit, Manchester City përfundimisht ka hequr dorë nga blerja e Cristiano Ronaldos, njofton BBC.

City deri para pak orësh ishte ekipi favorit për t’i siguruar shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë, megjithatë në fund ka vendosur kundër blerjes së tij.

Tani siç duket, Manchester United është i vetëm në garë për nënshkrimin me 36-vjeçarin.

Madje raportohet se Djajtë e Kuq kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin, ndërsa janë duke biseduar me Juventusin për të arritur një marrëveshje sa më shpejt.


Shtuar 27.08.2021 16:13