Në shtëpinë e Marjusit dhe Admirit, shqiptarëve që humbën jetën në Xhenova (VIDEO)
Pëlqej
Në rrugën “Dum Alla” të Shijakut, në katin e katërt të një pallati, shtëpia e Kasem Djerrit, babait të Mariusit, i cili humbi jetën në tragjedinë në Genova ishte bosh.

Ata jetonin prej më shumë se 20 vitesh në Itali. Njëjtë si çdo vit, 22-vjeçari kishte ardhur bashkë me familjen, në fillim të gushtit për pushime në Shqipëri, duke mos e ditur që do të ishte hera e tij e fundit, kthimi në vendlindje.

“Fqinja më thirri, më tha Xhixhi djali I Kasemit, më duket se është Marjusi që ka ndodhur aksidenti në Genova. Na erdhi shumë keq, edhe dridhemi e tani kur e kujtoj… se nëna ju vdiq, kur kanë hyrë këtu, jetonin me të atin.. një marrëdhënie familjare e mrekullueshme”, thotë fqinja Hatixhe Troka.

“Nëpërmjet tv, e pamë që dje urën, sot doli emri i atij. Tashi, kanë qenë si familje, para 10 ditësh. I ati, se e ëma u ka vdekur”, thotë fqinji tjetër Ilmi Fetahu.

Ndërsa, në Oblik të Shkodrës, prindërit e Admir Bokrinës, kanë hapur dyert e mortit. Admiri, shqiptari i dytë që humbi jetën në aksidentin në Genova, jetonte prej 20 vitesh në Itali dhe 3 vite më parë u martua.

“E kena marr vesh pas mesnate, nga ora 1 e natës. Duke shkuar në punë, u takua 10 min para me të shoqen, e ka lënë në shtëpi. Dhe shkoi për punë në hotel”, thotë xhaxhai i Admirit, Fatmir Bokrina.

“Ura që ishte në qendër, eliminonte trafikun dhe ai e bënte shpesh atë, ndoshta edhe dy herë në ditë”, thotë djali i hallës së tij Shkëlzen Iani.

Tragjedia në vendin fqinj është ndjerë edhe në Shqipëri, ku familjarët dhe të afërmit e viktimave, janë tronditur kur kanë mësuar lajmin në media./tch/
Shtuar më 15/08/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori