Në shitje super-jahti që ngjan si anije aliene (VIDEO)
Anthony Marden me bazë në Hong Kong është duke shitur Adastra, një jaht futuristik prej 140 metrash që duket si një avion luftarak i “Star Wars”.

Manjati i anijeve me qendër në Hong Kong, Anthony Marden po shet jahtin e tij të bërë me porosi “Adastra”, të cilin ai e shëtiti në të gjithë botën nga Ibiza, Spanjë, deri në Bali, Indonezi, për shtatë vitet e fundit, sipas një faqe uebi që ai ka filluar për tregtimin e super jahteve.

Raportohet se biznesmeni miliarder kërkon 12 milionë dollarë për të.

Adastra ka vend për nëntë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Ajo është projektuar nga John Shuttleworth, i cili u bashkua me dëshirën e Z. Marden për një jaht udhëtimi të shpejtë, në interesin e gruas së tij Elaine për të pasur komoditetin e jahteve luksoze.
Shtuar më 18/08/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori