9 persona të
lënduar nga shpërthimi i bombolës në një lokal në
Ferizaj janë duke u trajtuar në
emergjencën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani ka treguar pwr KosovaPress se të lënduarit që po trajtohen në këtë klinikë kanë lëndime të shkallës së dytë, djegie në fytyrë, djegie të ekstremiteteve të sipërme e të poshtme dhe të trupit.
“Nëntë persona të
lënduar nga shpërthimi që ka ndodhur në
Ferizaj tani janë duke u trajtuar në
Emergjencën e Klinikës Universitarë të Kosovës. kanë lëndime të shkallës së dytë, kanë djegie të fytyrës të ekstremiteteve të sipërme, të poshtme dhe të trupit”, tha Lenjani për KosovaPress.
Ndërkaq në këtë shpërthim kanë mbetur të
lënduar 31 persona.
Majori i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Qazim Reka për KosovaPress ka thënë se “Një bombol e gazit ka shpërthyer në një lokal ushqimi në
Ferizaj. Deri më tani dihet për lëndimin e 31 personave. Për momentin janë të gjithë në spital. Shtatë prej tyre janë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës , ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar në
emergjencën e spitalit. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për vdekje”.
Shtuar më 05/01/2021,
ora 16:25