Në pritje të ëmbël, djali i Chiara Ferragni zbulon gjininë e bebit (VIDEO)
Pak kohë më parë, Chiara Ferragni dhe Fedez zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Në mediat italiane u tha se Chiara po pret një vajzë, por çifti i njohur preferoi të mos reagonte.

Deri sot, teksa kanë postuar video të Leos së vogël i cili ka zbuluar se në barkun e mamit është një vajzë dhe vogëlushi është mjaft i lumtur për këtë.

Fedez e ngacmon duke i thënë që tek barku i mamit ka një djalë, por Leo përsërit disa herë se është vajzë.

Edhe kur Chiara i thotë që është dinosaur, Leo ngulmon me forcë se është një vajze. “Leo do t`jua tregojë të gjithëve: Jo, nuk është një dinosuar, por një vajzë”, shkruan Chiara duke treguar kështu se është në pritje të një vajze.

Shtuar më 12/10/2020, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori