Makina del nga rruga në Bulqizë dhe përplas një këmbësor

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

Policia bën me dije se rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C.,  duke drejtuar  automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 21.03.2023 10:48