"Ne jemi të uritur", turma e çmendur sulmon lopën me gurë e shkopinj (VIDEO)
Pëlqej
Një video shokuese që tregon një turmë njerëzish të uritur nga Venezuela duke sulmuar një lopë për vdekje me gurë, është përhapur në të gjitha mediat sociale mes protestave të dhunshme që kanë lënë katër vetë të vdekur.

Dhjetëra burra duke bërtitur "ne jemi të uritur" dhe "njerëzit po vuajnë", rrethojnë lopën në fushë duke e sulmuar me gurë dhe shkopinj, përcjell albeu.com

Kafsha e pambrojtur u ther në Hacienda Miraflores, në fshatin Palmarito në Merida, gjatë një ditë vdekjeprurëse të trazirave civile dhe plaçkitjeve në shtet.

Kur kafsha më në fund bie në tokë, shumë fshatarë mblidhen rreth saj me sa duket për të filluar shpërndarjen e mishit.

Sipas mediave lokale, dhjetëra lopë u vranë nga turma në disa fshatra të ndryshme. /albeu.com/

















Shtuar më 12/01/2018, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori