Në fillim fshiheshin, tani nuk ka gjë që ndalon Dua Lipën dhe Anwar, gjeste romantike në publik (VIDEO)
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është në majat e suksesit në skenën muzikore ndërkombëtare, por as jeta e saj private nuk mbetet pas. Çdo dalje e saj me të dashurin e ri, vëllain e modeleve Bella dhe Gigi Hadid, zë faqet e para të mediave rozë.

Dua ka zgjedhur të dal publikisht me të dashurin e ri duke u dhënë fund spekulimeve por edhe duke treguar se sa e lumtur është krah modelit 20-vjeçar.

Këngëtarja përmes një video të postuar në rrjete sociale tregon dhe gjestin romantik që i dashuri bën për të.

Anwar ka vizatuar shkronjën “D” në bluzen e tij si për të treguar se emrin e të dashurës së tij tashmë ai e ka tatuazh kudo.

Këngëtarja Dua Lipa dhe modeli Anwar Hadid kanë filluar lidhjen gjatë muajt të kaluar, kohë kur Dua i dha fund lidhjes me Isaac Carew.
Shtuar më 19/07/2019, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori