Në emisionin e saj, Arbana Osmani merr surprizën e papritur (VIDEO)
“Dua të të bëj të lumtur” mbyll sezonin e tretë këtë të shtunë.

Por përveç atyre që kanë zgjedhur të tregojnë historitë personale, këtë të shtunë me sa duket është rezervuar një surprizë edhe për moderatoren e emisionit, Arbana Osmani.

Stafi i saj ka menduar t’i sjellë në emision babain, i cili del për herë të parē në një studio televizive.

Arbana ka treguar me anë të një video në ‘Instagram’ se ndërkohë që priste të hynte një nga personahet e emisionit, ka hyrë babai i saj.

Moderatorja është emocionuar menjëherë, duke treguar se kjo është një surprizë mjaft e bukur për të. Megjithatë për të parë më shumë, do të na duhet të presim të shtunën në mbrëmje.

Shtuar më 25/06/2020, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori