“Tensionet në Kosovë, rrezik për përplasje të armatosur”, Rama: Do të ishte katastrofë!

Rama Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë me gazetarët në lidhje me situatën e tensionuar në Kosovë. Rama i bëri thirrje urgjente Serbisë që të lirojë tre policët e Kosovës që u rrëmbyen një javë më parë nga policia serbe.

Ai tha se nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar 3 policët e Kosovës. Ndërsa theksoi se klima e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë po rritet vazhdimisht për deri sa dy liderët e vendeve nuk ulen të dialogojnë dhe të pranojnë Asociacionin e propozuar nga ndërkombëtarët.

Gjithashtu Rama paralajmëroi se klima e tensionit po rritet me orë “duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR-i”.

Ai deklaroi se u ka dërguar edhe një letër Presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidnetit të KiE, Charles Michel për zbatimin me doemos të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe Kosovë-Serbi.

Rama: Nëse Serbia ka pretendime, për arrestime arbitrare për arrestimet të qytetarëve në veri të Kosovës, këto arrestime nuk pengohen duke mbajtur peng policët e Kosovës. Këto zgjidhen me ndërkombëtarët, em KFOR e EULEX. Marrëdhënia duhet normalizuar, marrëveshja do duhet finalizuar. E përsëris apelin për lirimin e menjëhershëm pa kushte për 3 policët në veri të Kosovës jo vetëm se është shkelje e të drejtave të njeriut, por sepse pa u kthyer në shtëpi ata 3 burra s’ka hapësirë për të lëvizur me planin e deskalimit. Pardje i kam nisur një letër të dytë, Macion dhe Scholz dhe Chalres Michel për domosdoshmërinë për një shtyrje të re të Frances dhe Gjermanisë si kumbëtarët e planbit frankogjerman që ky plan të zbatohet me doemos..Po rritet me orë klima e tensionit, duke rrezikuar përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë çka do të ishte një katastrofë, mes së cilës do përfshihej KFOR-i.

/albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 13:15