Rama nga Maliqi: Në 30 qershor nuk vendosen vetëm kryetarët e bashkive por edhe fati i vendit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama tha nga Maliqi në 30 qershor nuk do vendosen vetëm kryetarët e bashkive por fati i Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme.

"Plani ishte ndryshe por ishte kërkesa e shumë prej jush që ta zhvillnim një takim të madh edhe pse kishim planifikuar thjesht një vizitë. E kam thënë edhe herë të tjera se kjo është një fushatë shumë e lehtë sepse punët flasin më shumë se fjalët. Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak por për shak të kundërshtarëve tanë janë kthyer në zgjedhje politike,, qytetare dhe atdhetare. Nuk do vendoset se kush do drejtojë bashkitë por si do jetë fati i Shqipërisë në 30 vitet e ardhshme. Sot ata kanë ikur nga parlamenti për të penguar Shqipërisë sepse vettingun nuk e bllokuan dot. Vettingu do shkojë para dhe ne do arrijmë që reforma në drejtësi të jetë e paprekshme. Duan të krijojnë idenë se Shqipëria është një vend ku nuk bëhen dot as zgjedhje jo më të hapë negociatat me BE. Kjo është baza, shtysa, motivi. Që ku kanë ikur nga parlamenti kërkojnë me çdo kusht të djegin zgjedhje", tha Rama.
Shtuar më 16/06/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori