Ndryshimi drastik i Fifit, s'do ta besoni çfarë mase është tani këngëtarja (VIDEO)
Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, është lakuar gjatë në media e rrjete sociale për faktin që ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Për shkak të problemeve që i kanoseshin shëndetit, këngëtarja humbi shumë kilogramë dhe tashmë duket tjetër njeri.

Madje, asaj duket se i pëlqen pamja e re dhe as vetë nuk arrin ta besojë sa shumë ka ndryshuar!

Në një video në llogarinë e saj në Instagram, Fifi tregon belin për ndjekësit dhe zbulon se ka shkuar masa S (small).

“Shiheni belin, shiheni, masa S nanusha”, dëgjohet të thotë Fifi tepër e lumtur për ndryshimin e saj.

Ka nga ata që e kanë qortuar këtë këngëtaren për rënien drastike në peshë, duke qenv se më herët ishte shprehur se ndihej rehat në trupin e saj.

Megjithatë, Fifi ka shpjeguar se ky ndryshim ishte vetëm për arsye shëndetësore, pasi ajo e dashuron veten sido që të jetë!
Shtuar më 22/10/2020, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori