Ronaldo Sharka feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ish-banori i BBV (FOTO LAJM)

Gazetari Ronaldo Sharka është sot djali i ditëlindjes. Kjo ditëlindje është ndër më specialet për të, jo vetëm se feston 25-vjetorin, por edhe sepse ai këtë vit e feston me shumë fansa dhe mbështetës më shumë.

Kujtojmë se Ronaldo po bën pak javë që ka dalë nga “Big Brother VIP”.

Eksperienca e tij ishte mjaft e larmishme ku duket se ka fituar edhe mjaft miq nga ky reality show.

Kujtojmë se vetëm pak ditë pas eliminimit nga BBV, Sharka ndau lajmin e trishtë të humbjes së babait. Ky i fundit e surprizoi gazetarin gjatë qëndrimit në BBV ku i përloti të gjithë me historinë e sëmundjes së rëndë./albeu.com/