Qeni nxjerr zbuluar shqiptarin, policia i sekuestron 100 kg lëndë narkotike

Foto ilustruese

Gjatë një operacioni të kryer nga Gardia di Finanza vuri në pranga një shtetas shqiptar, me banim në Santa Croce sull’Arno, të cilit iu gjetën 77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marihuanë dhe 7 gramë kokainë.

Ndërsa kontrollonte një park të vogël publik në Santa Croce sull’Arno, qeni i drogës ‘Delphy’ tregoi një interes të madh për derën e një garazhi, pjesë e kompleksit të një godine aty pranë. Pasi u identifikua pronari i garazhit, që rezultoi me precedentë penale për çështje droge, u bë e mundur hapja e derës, ndërsa në këto ambiente u zbulua lënda narkotike.

Ka dyshime se shqiptari furnizonte zonën e Pizës.