EMRI/ Kush është policja që e përplasi makina në Vorë, dy vite më parë e mori përpara një kamion

Në Vorë, si pasojë e një aksidenti, u dëmtua një efektive e Policisë Rrugore.

Mësohet se efektivja është Arta Shurbi, ndodhen te Trauma, jashtë rrezikut për jetën.

Kjo nuk është hera e parë që efektivja përplaset nga mjete, gjatë shërbimit të saj.

Në vitin 2021,  është aksidentuar te kthesa e Kamzës nga një kamion.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.08.2023 11:40