Ndiqni LIVE çfarë po ndodh në Paris (VIDEO)
Policët kanë rrethuar një apartament në Paris, në një operacion që ka lidhje me sulmet e së premtes së kaluar në kryeqytetin francez. Shpërthime dhe të shtëna arme janë dëgjuar në Saint Denis, ku mendohet se janë vrarë edhe 3 të dyshuar. Mes tyre, AFP thotë se është edhe një femër e cila hodhi veten në erë me një jelek-eksploziv.

Fokusi i këtij operacioni të policisë franceze është Abdelhamid Abaaoud, truri i atentateve që shkaktuan 129 viktima.

Të gjitha rrugët e Saint Denis, në distriktin ku dy persona shpërthyen bomba në afërsi të stadiumit “Stade de France”, janë bllokuar, ndërkohë që operacioni është në vijim.

Sipas AFP-së, 3 oficerë policie janë plagosur në këtë operacion që ka nisur në orën 04:30 me orën shqiptare, ndërkohë që janë arrestuar edhe 3 persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmet e tmerrshme në Paris.

Njerëzit që jetojnë në Saint Denis i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta dhe zona është e rrethuar nga ushtria. Dyqanet dhe shkollat janë mbyllur, ndërsa transporti publik është paralizuar. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori