Ndërkombëtarët do të ndërhyjnë për të zgjidhur krizën? (VIDEO)
Pëlqej
Kosova ka tashmë 3 muaj që gjendet në krizë të thellë politike. Me seancën e 18 shtatorit të Kuvendit të Kosovës, vendi nuk doli nga kriza.

Pritet që të zhvillohet edhe një tjetër seancë konstetuivë, e në rast se edhe në këtë seancë nuk do të zgjidhet gjë, atëherë mund të ndërhynë ndërkombëtarët.

Analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ndajnë mendimin se edhe në disa seanca të Kuvendit nuk do të gjendet zgjidhja.

Arben Ahmeti thotë se partitë tashme duhet ta shfrytëzojnë ndërhyrjen e presidentes Atifete Jahjaga për t’i dhënë zgjidhje “ngërçit”.

Ndërsa, Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik, mendon se PDK po prolongon krijimin e institucioneve, pasi e ka të qartë se nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend./albeu.com/

Shtuar më 21/09/2014, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori