"Ndalo, kam familje", reagimi i DJ të njohur pasi i bën twerk po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)
DJ Khaled është përballur me një të papritur në Instagram. Artisti i njohur është lidhur ‘live’ në rrjet me ndjekësit e tij, por një fanse ka nisur menjëherë të kërcejë tëerk. DJ Khaled ka mbetur i surprizuar dhe i ka kërkusr fanses të ndalojë. Megjithatë, kjo e fundit nuk ia ka vënë shumë veshin, duke vazhduar kërcimin.

“Të lutem ndalo, kam familje. Më mirë të flasim me respekt”, ka përsëritur disa herë Khaled. Artisti ka mbyllur sytë me duar, për të penguar pamjen. Ai e ka postuar videon në profilin e tij, për të dhënë një mesazh. “Ju dua të gjithëve. Ju lutem, merreni me qetësi kur lidhem ‘live’ me ju”, ka shkruar DJ Khaled.

“E përsëris, ju dua të gjithëve. Por, ju lutem të tregojmë respekt”, ka shtuar më tej artisti. Duket se Khaled është sikletosur shumë nga gjestet e fanses, e cila ka realizuar veprime nga më provokueset. Nuk të vëmë faj, Khaled!

Shtuar më 04/05/2020, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori