“Dil me ansambël”, Berisha tregon këshillat që i dha Bashës për fushatë në 25 prill

Ish-kryeministri Berisha është shprehur se e ka këshilluar Lulzim Bashën që të dilte me skuadër në fushatën elektorale dhe jo vetëm.

Berisha shtoi se Basha edhe sondazhet që bënte i bënte vetë dhe nxirrte veten fitimtar.

Komentet Berisha i bëri në MCN ku ishte i ftuar.

“I thash Bashës mos dil vetëm në fushatë, i thashë dil me ansambël, se e ke vet parasysh Rama të mposht vetëm për vetëm. Ky i gënjente këshilltarët. I gënjente me exit polle të cilat i bënte vetë. Ky kishte gjetur në një universitet privat një person që i kishte thënë e bëj unë pollin. Pollin e bënte Odeta, pra e bënte vetë. Polli i fundit e nxorri me vetëm 19 % që kishin votuar për të, kurse pjesa tjetër nuk kishin votuar për të si individ”, është shprehur Berisha./albeu.com/


Shtuar 23.12.2021 21:12