Pse të gjithë vëmendjen e Eurovision po e merr performanca e Kroacisë (VIDEO)

Në gjysmëfinalen e parë të Eurovision performanca rreth të cilës po flasin të gjithë është një: ajo e Kroacisë.

Një performancë e mbushur me raketa, zhveshje, të papritura por me një mesazh mjaft të fortë.

“Act Let 3”-i përbërë nga pesë muzikantë: Damir Martinoviq, Zoran Prodanoviq, Ivan Bojçiq, Drazhen Baljak dhe Matej Zec- përfaqësojnë shtetin kroat këtë vit me këngën “Mama SC”.

Grupi u shfaqën në skenë të veshur me uniforma të ndryshme ushtarësh dhe mustaqe. Mesazhi është i qartë: Thuaji JO luftës.

Shpesh gjatë këngës përsëriten fjalët: “Nëna bleu një traktor”.

Në fund, palltot e ushtarëve hidhen në skenë ndërsa këngëtarët u zhveshën në të brendshme, duke mbajtur raketa gjigande.