PSG gati të rinovojë kontratat e Messit dhe Ramos, por ka vetëm një kusht

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, Luis Campos nuk është kundër idesë së zgjatjes së kontratave të dy lojtarëve që u skadon në vitin 2023, por vetëm me një kusht, që niveli i performancës së tyre të mos ulet.

Nga ana tjetër, situatat e Marquinhos dhe Verrattit, që skadon në vitin 2024, ishin më të thjeshta, të dy kishin negociuar tashmë një zgjatje me drejtuesit e mëparshëm, me brazilianin që ishte madje shumë pranë firmës deri në vitin 2027./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.09.2022 12:16