"Na mungon", Jul Deda tregon pengun e madh që i mbeti nga Dr. Flori (VIDEO)
Si sot pesë vite më parë, muzika shqiptare mori pësoi dhimbje të fortë, huimbjen e Dr. Florit.

Pikërisht në këtë ditë, aktori Julian Deda ka vendosur të ndajë me miqtë dhe publikun pengun më të madh që i ka mbetur nga shoqëria me Florin.

Dikur, i ndjeri Dr. Flori i kishte propozuar Julit të merrte pjesë në klipin ehitit "Ça na ke", ndërsa Juli e kishte refuzuar.

Sot Juli ndihet pishman, por mbi të gjitha ka mall për të madhin Dr. Flori.

“Na ka marrë malli për pak Dr. Flor…! Po, vërtetë kam shumë mall për pak Dr. Flor. Mungon shumë Flor, mungon se s’kishte të dytë si ti. Repistë ka boll, muzikantë ka sa te duash por shpirtra të lirë ka aq pak në këtë vend sa do të mjaftonin gishtat e njërës dorë për t’i numëruar. Ti ishe i tillë. I bëje keq vetes por në fund të fundit ishe artist me botë të madhe dhe një nga njerëzit më të lirë që kam njohur. Në këtë 5 vjetor të ikjes tënde fizike, mungon plako, mungon shumë, i mungon familjes, i mungon shoqërise dhe sidomos muzikës.

Nuk e kam thënë ndonjëherë, por me vjen inat me veten, që kur me the “Julo, a do vish të bësh nje rol te klipi im i ri?”, për këngën “Ça na ke”, të thashë “aman o Flor mos na ngatërro me këto punë” dhe ti ma ktheve direkt “e di që e ke mirë ti, as po bej fare. Po i fus një video të thjesht dhe po e mbyll”. Pishman e kam. Mbase do kishim bërë një super videoklip.

Por ti Flor nuk kishe nevojë për klipe apo për garnitura, sepse ishe i thellë në thelb dhe plot në përmbajtje. Kjo mungon sot më së shumti. Prandaj na ka marre malli për pak si ti. I perjetshëm është kujtimi yt. Të përshëndes nga këtu poshtë Flor. 😉”- shkruan Juli.



Shtuar më 17/11/2019, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori