Na kanë gënjyer? Publikohet telefonata famëkeqe mes Kanye West dhe Taylor Swift (VIDEO)
Çfarë kthese që morën ngjarjet... Në konfliktin disavjeçar mes
Kanye West dhe
Taylor Swift, sapo u vërtetua përfundimisht cila palë ka të drejtë.
Taylor, dhe do ta shpjegojmë me imtësi pse.
Gjithçka nisi në MTV VMA të vitit 2009.
Taylor fitoi Videoja më e mirë për femra për
këngën “You Belong Ëith Me.” Kur ajo nis të mbajë fjalimin,
Kanye ngjitet në skenë, i merr mikrofonin dhe thotë: “
Taylor, më bëhet shumë qejfi për ty. Do të të lë të mbarosh, por Beyonce kishte një nga videot më të mira të të gjitha kohërave.” I referohej “Single Ladies.”
Më vonë,
Kanye kërkoi falje dhe
Taylor e pranoi.
në 2016-n,
Kanye publikoi albumin “The Life of Pablo,” ku kënga më kontroversiale quhej “Famous.” Në refren, i referohet
Taylor dhe thotë: “Mendoj se unë dhe
Taylor mund të bëjmë seks / Pse? E bëra të famshme atë
bushtër.”
Kanye tha se teksti u aprovua nga
Taylor, se folën për një orë në telefon dhe se asaj iu duk për të qeshur.
Përfaqësuesi i
Taylor iu përgjigj dhe tha se
Kanye s’e paralajmëroi në asnjë moment se do ta quante “
bushtër” në këngë.
Gjashtë muaj më vonë, Kim Kardashian publikon në Snapchat bisedën telefonike mes
Kanye dhe
Taylor. Mesa kuptohej,
Taylor e kishte aprovuar vërtet tekstin. Dita kur u publikua audioja ishte çuditërisht Dita Kombëtare e Gjarpërinjve.
Taylor replikoi duke pyetur me të drejtë: “Ku është pjesa ku
Kanye më thotë se do të më quajë ‘
bushtër’ në këngë? Nuk është sepse s’më pyeti kurrë.”
Një vit më vonë,
Taylor hodhi kunja kundër
Kanye dhe Kim me “Look What You Made Me Do.”
Pas dhjetëra incidentesh të vogla, mbërrijmë në ditën e sotme, ku telefonata mes
Kanye dhe
Taylor u publikua e plotë.
Taylor aprovoi vërtet vetëm pjesën “unë dhe
Taylor mund të bëjmë seks,” por jo pjesën ku reperi thotë “e bëra të famshme atë
bushtër” sepse ai s’ia përmendi kurrë. Madje,
Taylor theksoi se do të ndihej shumë keq nëse do ta quante “
bushtër” në këngë.”
Shtuar më 21/03/2020,
ora 15:53