Na bëri krenarë të gjithëve, Rita Ora shfaqet me kostum tradicional në projektin e ri (VIDEO)
Rita Ora lajmëroi disa ditë më parë se në 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra shumë të njohur të muzikës. Artistja zbuloi se projekti i ri mban titullin “Bang” dhe se për të do të bashkëpunojë me Imanbek dhe artistë të tjerë të njohur si David Guetta, Gunna etj.

Ditën e sotme ajo publikoi një video të shkurtër promovuese për albumin e saj, që i bëri të gjithë fansat shqiptarë të fluturonin nga gëzimi. Në videon e publikuar Rita shihet e veshur me kostume popullore, ndërkohë që rrethohet edhe nga disa persona të tjerë të veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Në fakt këto kostume duket se janë punuar posaçërisht për këtë projekt të rëndësishëm të Ritës. Këngëtarja ka zgjedhur që të gjitha veshjet popullore të stilohen nga Valdrin Sahiti, i cili është bërë i famshëm edhe në botë falë punimeve të tij. Valdrini ka zbuluar se Rita është shfaqur e veshur në këtë formë, pasi dëshiron t’i tregojë gjithë botës stilin tradicional dhe etnografik të shqiptarëve.

Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – së pari hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo po vazhdon të shkëlqejë dhe të na bëjë krenarë.

Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i ‘tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik’, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë”, ka shkruar Sahiti.

Shtuar më 09/02/2021, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori