Muhabet "burgu" në komisionin për CEZ, Balla-Ristanit: Dorëzove një biçak kur të kapën (VIDEO)
Ish-Kryemnistri
Berisha vijon të mos i përgjigjet pyetjeve të Taulant Ballës në Komisionin Hetimor për CEZ duke theksuar se ai ishte i
dënuar për
shpifje.
"Ti je
dënuar për
shpifje të ndyrë nga
gjykata. Ja vendimi. Je shpifës i ndyrë"., - tha
Berisha.
Vendimi, të cilit i referohet
Berisha është dhënë gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në drejtim të qeverisë dhe Taulant
Balla denonconte aferat sipas tij që bëntë vajza e Berishës, Argita duke përdorur pushtetin e të atit, shkruan Albeu.com.
Në atë kohë,
Balla deklaroi se
gjykata e kishte
dënuar e ndikuar nga pushteti i Berishës.
Një debat tjetër ishte ai mes tij dhe Arben Ristanit ku ky i fundit i kërkonte që të pranonte se ishte
dënuar për
shpifje, kurse
Balla i përgjigjet se edhe Ristani ishtë
dënuar me burg nga gjykatat shqiptare.
Debatet
Balla: Ju kujtoj edhe nje here detyrimin per te thene te verteten…
Ristani: E thate qe nese di e gjeni ne
shpifje, por qe je shpifes i denuar
Berisha...e vertetuar, shpifes i denuar, ti ske dinjitet, ske personalitet dhe ske asgje dhe detyrohesh te dalesh para shqitpareve 5 here shpifes. Po pse sdel Pjerini? Humbet tenderat prandaj pajtohesh me te. je ne konflikt interesi.
Balla: Une ne rregull jam, shpresojme te te vere Luli ty ne liste.
Bode: Referoju ligjit. kete mund te pyesesh ti, dhe nuk pyetet kryeministri
Balla: Kryeminister ka pas qen. Une ketu citoj dy dokumente zyrtare, zoti deshmitare pergjigju.
Berisha: Te dashur qytetare, ne daten 9 .6 .2015, mender shpifesi
Balla: Ndalohen fyerjet
Berisha: Eshte denuar, ska fyerje me te madhe se ajo qe ke bere ti, ke perdorur kamerat per te mashtruar
Balla: Nuk provokohem
Berisha: Eshte denuar me vendim te formes se prere
Balla: Do pergjigjesh apo jo
Berisha: Te gjithe shqiptaret e kane mender ate. S’paskeni njeri tjeter ne grup pervec atij? A e kuptoni ku keni rene apo jo? Me lejoni ta lexoj te gjithe vendimin.
Balla: Nderpritet, nuk ka te beje me…per kete 21 miliarde ske gje per te thene.
Berisha: Vendimi numer 1494 te ka damkosur si shpifes i ndyre, ma imponon shteti ligjor kte qendrim.
Flet Ristani
Balla: Leri teatrot me mua!
Ristani: Qe je i denuar me
shpifje
Balla: Po e pranoj, por pranoje edhe ti terhiqe ate qe the heren e kaluar që s’ke qene i arrestuar, edhe i denuar se kam ketu edhe pricesverbalin qe ke qene i ndaluar, ke dorezuar celesat dhe nje bicak.
Balla: Kete teatrin e Lul hollandezit,.,leri keto me mua tani
Ristani: Mender kryetar se ta vuri festen sipas kokes
Berisha: Jo mender kryetar, mendes shpifes. /Albeu.com/
Shtuar më 12/12/2016,
ora 16:12