"M'u rrënqeth trupi", biznesmeni i njohur rrëfen për këngën që i dedikoi Flor Mumajesi (VIDEO)
Para disa ditësh këmngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, publikoi këngën e titulluar ‘Thjesht të du’. Kënga shoqërohet nga një videoklip dasme dhe protagonistët janë biznesmeni Petrit Kllokoqi dhe Erza Peci.

Këtë të hënë, Petriti ishte i ftuar në emisionin "Rudina" bashkë më të motrën, Blerina Kllokoqi Rugova. I ftuar në studio, biznesmeni ka folur për historinë e dashurisë me Erzën, duke treguar se kanë katër vite që njihen. Propozimi për martesë ishte tejet i veçantë dhe ai u bë në Afrikë, në 24 Shkurt 2018.

Po ashtu, Petriti ka treguar si ndodhi që u bë pjesë e videoklipit të Florit dhe emocionin që ka ndjerë gjatë tij. “U bëmë pjesë e një videoklipi shumë të bukur, mirëpo më e bukura e gjithë videoklipit ishte se nuk e kishim përgatitur për videoklip. Ishte gjithçka reale, një ngjarje reale, unë veproja ashtu, kërceja ashtu, e dashuroja vërtet ashtu. Dhe të gjitha këto u përmblodhën, ishte një ide e Florit që të bëhej videoklip dhe më pëlqeu shumë edhe mua”, ka treguar ai.

Petriti dhe Erza kanë organizuar në fakt tre dasma, me mbi 1100 të ftuar. E para ishte celebrimi me datë 25 Shtator, në 28 Shtator organizuan dasmën me familjarët dhe të afërmit (rreth 450-500 të ftuar). Ndërsa me datë 4 Tetor organizuan dasmën me shoqërinë (500-600 të ftuar). Biznemeni kishte vendosur t’i dedikonte një këngë partneres dhe për këtë e ka ndihmuar Flori.

Kënga ka ardhur dhuratë prej Florit. Flori Mumajesin e kam prej miqve më të vjetër, një mik shumë të mirë. Kur fola me të më herët ai e mirëpriti. Flori bëri një pauzë në muzikë dhe unë me thënë të drejtën nuk e telefonova, se u frikësova se mos më thoshte jam në pauzë edhe për dasmën tënde dhe nuk e thërrita hiç, e lashë siç jemi ne shqiptarët për nga fundi. Pastaj e thërrita, u takuam, biseduam dhe ai më tha që e kam një kartolinë shumë të bukur, që ti do t’ia dhurosh gruas tënde të ardhshme. Tha që kam një këngë, që e kam bërë speciale për ju. Shkuam në studio dhe kur e dëgjova, u ktheva dhe i gjithë trupi m’u rrëqeth. I thashë që i ke kaluar pritshmëritë e mia”, është shprehur Petriti në studio dhe në fakt kënga është me të vërtetë aq e arrirë sa janë të shumtë njerëzit që e kanë caktuar si këngë të dasmës së tyre.

Shtuar më 26/11/2019, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori