“Babi më la amanet motrën e nënën”, familja në Rrajcë jeton në kushte mjerimi: Kam frikë se më bie tavani

Këtë të shtunë “Shqiptarët për Shqiptarët”, sollën rastin e një familjeje që jeton në kushte të vështira ekonomike në fshatin Rrajcë-Skënderbe.

Erojna Stojna, 15-vjeç, bashkë me vëllain dhe nënën e saj jetojnë në kushte të vështira ndërsa kryefamiljari nuk jeton më pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

“Jetoj me mamin dhe me motrën, babi ka ndërruar jetë para dy viteve vuante nga një sëmundje e rëndë e pashërueshme,” tregon djali i shtëpisë i cili thotë po ashtu se babai ia ka lënë të ëmën dhe të motrën amanet.

“Më kapi për dore, më tha bëhu i fortë, të punosh të mbash mamin, motrën, se babi kaq i kishte ditët. Ky ishte amaneti i fundit…”

Kurse, Erjona thotë se dita kur humbi të atin ishte më e keqja që ka kaluar në jetën e saj.

“Kushtet e shtëpisë janë shumë të vështira. Muret janë të plasur, sa herë që bie shi, bie brenda, llamarinet janë të vjetra. Mobiliet janë të shkatërruara. Kam frikë natën kur flë, nga çasti në çast mund të bjerë tavani.”

Nëna e tyre thotë se i mban me 48 mijë lekë në muaj që merr asistencë.

“U lutem shqiptarëve të më ndihmojnë me sa mundësi që kanë.”/abcnews.al/