Mrekulli në gjirin e Krorezës, delfinët shoqërojnë anijen me vizitorë (VIDEO)
Këto pamje rrallë here mund ti hasni. Disa delfinë kanë shoqëruar sot vizitorët në gjirin e Krorezës në Sarandë.

Pamjet e publikuara nga albeu.com tregojnë bukurinë që i kanë shtuar ujrave shqiptare ky grup delfinësh të cilat me siguri i ka sjellë rryma.

Prveç kërcimeve të tyre mbi ujë, dëgjohet dhe një tingull i veçantë dhe tepër paqësor prej tyre.

Delfinët kanë notuar shumë pranë bregut të detit dhe nuk kanë munguar britma gëzimi nga të pranishmit.

Shtuar më 15/08/2020, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori