Motori merr flakë në ajër, pasagjerët i çojnë SMS lamtumire të afërmve (VIDEO)
Problemet gjatë fluturimit janë frika më e madhe e atyre që zgjedhin të udhtëojnë me avion. Dhe, kur ato ndodhin atëherë gjithçka që i je trembur bëhet realitet.

Motori e një avioni që ishte nisur nga Edmonton në Kanada mori flakë gjatë fluturimit duke frikësuar jo pak pasagjerët.

Pas këtij problemi, avioni bëri ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Abbotsford-it.

Gjithsesi, pasagjerët që ndodheshin në bord nuk mundën ta shmangnin panikun kur panë flakët. Ata nisën të dërgonin mesazhe lamtumire tek të afërmit e tyre, në rast se gjërat përfundonin për keq.

Pas incidentit, zyrtarët e aeroportit njoftuan se motori mori flakë pasi një tufë patash kishin mbetur brenda.
Shtuar më 12/09/2019, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori