Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë
plagosur si pasojë e motit të keq në
Itali.
Një vorbull ajri
goditi të dielën Ladispolin, në veri të Romës, forca e të cilës shembi muret e jashtme të dy kateve të një pallati në qendër të vendit.
Gjatë evakuuimit të banorëve, një 47-vjeçar indian, Singh Surinder, i ndodhur aty pranë, vdiq si pasojë e tullave e gurëve që i ranë në kokë, ndërsa një 74 vjeçar ushtarak në pension, humbi jetën si pasojë e një peme që e
goditi.
Stuhia ka sjellë kaos në vend. Në zonat e prekura ka pasur probleme të trafikut dhe është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i trenave.
Autoritetet paralajmërojnë se 18 orët e ardhshme do të jenë kritike për Lacion.
Ekspertët parashikojnë se
stuhia do të spostohet gradualisht në jug të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2016,
ora 12:01