Rikthimi i Iniestas dhe Messit, flet Lamporta

Joan Laporta ka folur në lidhje me rikthimine  mundshëm të Iniestës dhe Mesit në ditën e prezantimit të Dani Alves:

“Rikthimi i Messit dhe Iniesta-s? Nuk e përjashtoj, është diçka që ka ndodhur me Dani Alves. Sot, nesër ndoshta të tjerët, ata janë personalitete që e kanë bërë klubin të madh dhe Leo dhe Andres janë dy lojtarë spektakolar. Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen, ata ende po luajnë, por ata kanë qenë të mrekullueshëm në Barça, ata e kanë bërë klubin të madh dhe ne e dimë. Ata janë lojtarë me kontratë në fuqi, me klube të tjera dhe duhet të respektohen, por në jetë nuk i dihet kurrë”, tha numri një i Barcelonës. /albeu.com./


Shtuar 17.11.2021 16:36