Mos e humb për asgjë, super bashkëpunimi i Rosalía dhe Billie Eilish që po thyen rrjetin (VDEO)
Gjërat e mira kërkojnë gjithnjë kohë që të realizohen! E duket se dy nga artistet më të suksesshme të viteve të fundit, Rosalía dhe Billie Eilish e dinë mirë këtë dhe na lanë gati dy vjet në pritje të bashkëpunimit të tyre.

Megjithatë, mund të themi se ia vlejti barra qiranë, sepse dy artistet kanë lançuar një projekt perfekt. Billie dhe Rosalia ndanë në rrjetet sociale foto nga studioja muzikore në Mars 2019 dhe që nga ajo kohë fansat e tyre mezi po prisnin të dëgjonin rezultatin e punës.

Këtë të enjte, 21 janar, më në fund është publikuar “Lo Vas a Olga”, një këngë ku dy yjet bashkojnë forcat nën produksionin e Finneas Eilish. Kënga, një gjysmë tempe me elemente elektronikë dhe muzikë shumë të sofistikuar, edhe një herë vërtëton se s’ka gjë më të këndshme për veshët se përzierjen e spanjishtes dhe anglishtes.

Billie ka guxuar të këndojë në spanjisht dhe duhet ta pranojmë që nuk duket aspak keq. Me një tekst të trishtuar dhe melankolik, të dy artistet i këndojnë një dashurie të vjetër në këtë këngë që funksionon në mënyrë perfekte dhe që është me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme.

Duke marrë parasysh faktin që kënga është pjesë e episodit të dytë special të Euphoria (dhe që transmetohet këtë të Premte, 22 janar), dy yjet vijnë me në video me pamje që mund tu përkasin personazheve të serialit . Në fakt, inskenimi i videoklipit të kujton shumë imazhet që shohim në episodet e serialit të famshëm me protagonist Zendaya dhe Jules Vaughn.

Shijojeni këtë super perlë sepse bashkëpunime të tilla ndodhin rrallë.

Shtuar më 22/01/2021, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori