Përfshihet nga flakët “Benz-i” në mes të Tiranës

Një automjet tip Mercedez Benz “E-Class” është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 para Piramidës.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin.

E gjithë zona është mbuluar nga tymi çka ka krijuar vështirësi në qarkullim.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/Albeu.com.


Shtuar 18.04.2023 14:01