Mori çmimin për golin më të mirë, Milner ironizon keq (VIDEO)
James Milner është tallur me Mohamed Salah në çmimet e FIFA-s për golin fantastik të sulmuesit të Liverpoolit ndaj Everton që fitoi çmimin “Puskas”.

Goli i Salah është shënuar gjatë dhjetorit të 2017-ës dhe mposhti konkurrencën e roveshiatës së Ronaldo-s ndaj Juventus dhe golit akrobatik të Bale ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League.

Sulmuesi egjiptian ka shënuar plot 44 gola në të gjitha kompeticionet për sezonin 2017-2018, dhe shoku u ekipit te Liverpooli menjëherë ka reaguar duke thënë se goli në derbi mbase nuk ka qenë më i bukuri i sezonit të Salah.

“Urime Mohamed Salah. Goli i vitit mund të ketë qenë goli i shtatë më i bukur që ke shënuar sezonin e kaluar,” shkruan Milner në Twitter.

Synimi i Salah ka qenë padyshim çmimi i “Lojtarit të Vitit”, por që është fituar nga Luka Modric.
Shtuar më 25/09/2018, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori