"Monstra", 2,5 vjet burg për 6 protestues (VIDEO)
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për fajësinë e 6 protestuesve kundër rastit "Monstra", të arrestuar gjatë protestave të verës së shkuar. Gjykata ka pranuar pjesërisht ankesën e 6 të akuzuarve dhe nga dënimi prej 3 vjetësh që dha Gjykata e Shkallës së Parës e uli në 2,5 vjet.

Kjo do të thotë se 4 nga 6 të akuzuarit të cilët u liruan për shkak të mungesës së vendimit të apelit, duhet të rikthehen në burg dhe të vuajnë dënimin.

Menjëherë pas kësaj kanë reaguar edhe familjarët e 6 protestuesve, të cilët kanë kërkuar zbatim jo-selektiv të ligjit.

"Familjet e të dënuarve në protesta kërkojnë që pushteti të lejojë që ligji të zbatohet njësoj, si në rastin e “Gjorçe Petrovit” ashtu edhe në rastin “Monstra”, dhe ligji të zbatohet njësoj si në Tetovë ashtu edhe në Shkup. I bëjmë apel partisë në pushtet, të mos e keqpërdorë votën e qytetarëve për interesa personale", janë shprehur familjarët, raporton "Alsat-M".

6 protestuesit e arrestuar në Shkup janë: Muharem Bardhi, Adem Abdullai, Muharrem Isa, Rami Buçi, Arian Rexhepi dhe Enur Iljazi. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori