Momenti kur zemra e një gjarpri të plagosur rreh jashtë trupit të tij (VIDEO)

Pëlqej
Një gjarpër i pafat me ngjyrë kafe ka pasur një goditje të rëndë, duke e lënë atë me një plagë aq të rëndë saqë zemra e tij po rrihte jashtë trupit për disa orë.

Një veterinere zbuloi krijesën e plagosur në lagjen Marloë në veri të territorit dhe e solli atë në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Darvin, Australi.

Dr.Stephen Cutter ishte në gjendje të mbyllte plagën gjatë një operacioni të ndërlikuar që zgjati rreth gjysmë ore dhe reptili trevjeçar – të cilin e kanë quajtur “Tigri i Natës” pritet të bëjë një rimëkëmbje të plotë.

“Tani është kthyer në jetën e tij të zakonshme”, tha të hënën në mëngjes, duke shtuar se agresioni pas operacionit është një shenjë e mirë. /albeu.com/


Shtuar më 13/11/2017, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori